Sot është vënë në pranga koka e grupit të Shijakut, Astrit Avdyli. Arrestimi i tij ka ndodhur në ambientet e shtëpisë së tij në Shijak. Avdyli ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të SPAK, “Revazhi” ku u lëshuan 50 urdhër arreste. Gjithashtu Avdyli së bashku me Arben Ndokën dhe Vis martinajn donin te vrisnin Durim Bamin.
Në lidhje me ngjarjen ka ardhur edhe reagimi i policisë ndërsa kanë ndarë pamje nga momenti i arrestimit te Avdylit. Policia bën me dije se operacioni u zhvillua në masa të larta sigurise, bazuar në inteligjencën policore për vendodhjen e të shumëkërkuarit i cili ka rrezikshmëri të lartë shoqërore. Mësohet se në momentin e ndërhyrjes së forcave policore, 50 vjeçarit ju gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Policia e Shtetit
Vijon operacioni policor i koduar “Revanshi”. Operacioni nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH me mbështetjen e Forcave Speciale Renea. Operacioni në masa të larta sigurise, bazuar në inteligjencën policore për vendodhjen e një të shumëkërkuari me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Kapet dhe vihet në pranga shtetasi A.A, 50 vjeç, banues në Shijak, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”. Në momentin e ndërhyrjes së forcave policore, 50 vjeçarit ju gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Në vijim të veprimeve, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale në Departamentin e Policisë Krimianale, bënë të mundur ekzekutimin e vendimit të Gjykatës, e cila ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”. Operacioni “Revanshi” vijon.