Arrestohet ish efektivi i RENEA, Altin Morina.
Morina është arrestuar mbrëmë nga shërbimet e komisariatit nr.2 në Tiranë teksa bashkë me të.ishte edhe një person tjetër.
Altin Morina u shpall në kërkim në 17 maj të 2024 në kuadër të operacionit Revanshi.
“Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Durim Bami., në bashkëpunim me shtetasin Altin Morina (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës”, thuhet në dosjen e SPAK.