Ditën e sotme është arrestuar 36 vjeçari E.C i cili ishte shpallur në kërkim prej një viti për plagosjen me armë zjarri të shtetasit M.XH 30 vjeç.
Mësoeht se tentativa ndaj 30 vjeçarit është zhvilluar në bashkëpunim dhe si rrjedhojë janë shpallur në kërkim bashkëpunëtorët e tjerë.
Aktualisht ndaj 36 vjeçarit rëndojnë akuzat e vrasjes me paramendim të mebtur në tentativë në datën 24 maj të vitit 2020.
Njoftim i Plotë
Kavajë
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.
Vihet në pranga 36-vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin E. C, 36 vjeç, banues në Kavajë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë, i ka vendosur në mungesë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Ngjarja:
Ky shtetas me datë 24 maj 2020, në lagjen Nr.1, Kavajë, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin M. Xh, 30 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.