Një person i shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike, është vënë në prangat e policisë.
Është kryer arrestimi i shtetasit Ifran Ymeraj 35 vjeç, banues në Vlorë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative.
Detaje të Policisë së Vlorës:
Policia ka arrestuar një person në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit Italian!
Arrestohet shtetasi: – Ifran Ymeraj, 35 vjeç, banues në Vlorë.
Më datë 11.05.2017, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative ka bërë të mundur kapjen e shumë të kërkuarit Ifran Ymeraj në qytetin e Vlorës.
Ky shtetas është shpallur në kërkim Ndërkombëtar nga Interpol Roma (Itali) për kryerjen e veprës penale “Grup kriminal, në trafikimin e lëndëve narkotike për drogat” (2015). Vepër penale për të cilën sipas Kodit Penal Italian ka maksimumin e dënimit deri në 20 vite burg. Kapja dhe arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Italisë.