Një 33-vjeçar është arrestuar gjatë ditës së sotme në Durrës pasi në vitin 2017 ndaj tij ishte dhënë masa e “arrestit me burg” për veprën penale “Trafik i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.
Shtetasi me inicialet A.D., banues në fshatin Katund Sukth, në qytetin bregdetar ishte në kërkim që prej vitit 2017 dhe është arrestuar gjatë ditës së sotme në kuadër të një operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve.
Njoftimi i Policisë:
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim .
Një tjetër person i kërkuar për trafik të narkotikëve vihet në pranga.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve , në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim , kapën dhe ndaluan shtetasin :
-A.D.,33 vjeç, banues në fshatin Katund Sukth, Durrës.
Kapja dhe ndalimi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në datë 01.07.2017 ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg “, për veprën penale “Trafik i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post