Ditën e sotme policia ka arrestuar një 38-vjeçar, i cili është dënuar me 3 muaj burg nën akuzën për “Dhunë në familje”.
Ilir Imeri 38 vjeç, banues në Shenavlash të Durrësit, ishte shpallur në kërkim që para dy vitesh, mirëpo specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arritur ta ndalojnë atë vetëm sot.
Gjykata e rrethit Gjyqësor Durrës me Vendimin Nr. 1112, datë 18.11.2015 e ka dënuar me 3 muaj burg për veprën penale” Dhunë në familje” parashikuar në nenin 130/a/1 të Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. (D.D/Shuplaka)