Një ditë më parë u bë e ditur shpallja në kërkim e kreut të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Shkodër, Arvit Bushati. Ai është shpallur në kërkim nga policia si inskenues i protestës së studentëve kundër kryeministrit Rama më 1 mars në qytetin e Shkodrës.
Ditën e sotme, Arvit Bushati ka reaguar përmes një statusi ku rrëfen se ku ndodhet duke sfiduar kështu policinë dhe nuk kursen akuzat ndaj zyrtarëve të lartë të Policisë së Shkodrës, të lidhur me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Në reagimin e tij në llogarinë personale në rrjetin social “Facebook”, ai bën të ditur se ndodhet në “Çadrën e Lirisë” në kryeqytet prej datës 18 shkurt, datë kur nisi protesta e opozitës. Ai u drejtohet policiëve me fjalët “në rast se keni kurajo, tek çadra më gjeni”.
Ndër të tjera, ai hedh akuza ndaj Alban Çelës, Drejtor i Policisë së qarkut Shkodër, “për të gjithë shqiptarët njihet gjerësisht si kushëriri i Saimir Tahirit por jo vetem, ai njihet edhe për sherrin me grushta me koleget e tij kur ishte drejtor policie në qarkun e Kukesit, por edhe për dyshimet për implikimin e tij në magazinen e cila u zbulua ne fillim të nëntorit me 5.2 ton lëndë narkotike në Mirditë.”
Reagimi i Arvit Bushatit:
Sqarim
Ashtu siç ka ndodhur me gjyshin tim , ashtu siç ndodhi me tim ate , ashtu edhe une , kam zgjedhur te perballem sepse ne Shqiperi ka pasur gjithmone nje klase njerezish me pikepamje te majta qe ndiqnin dhe persekutonin nje klase tjeter njerezish ne lidhje me bindjet e tyre politike .
Eshte lufte klasash .
Per te gjithe miqte e mi , kjo situate po zhvillohet per here te dyte.
Radhen e pare, pas nje marshimi qe organizuam se bashku me te rinjte e FRPD Shkoder , ne darke policia e shtetit trokiti ne dere , justifikimi ishte per nje kontroll banese dhe urdheri ish dhene me “goje” nga eproret .
Kontrolli ne banese dhe shoqerimi i te akuzuarit behet vetem me urdher prokurori apo vendim gjykate , por per te dyten here rradhazi , keto pseudo-drejtues urdherojne vartesit e tyre ne kundershtim me ligjin dhe me urdher nga telefoni , te veprojne duke thyer ligjin dhe ti perdorin keto kontrolle si forme presioni.
Historia eshte me e gjate.
Eshte e paster si drita e diellit , ku 5% te punonjesve te policise se shtetit, ne pergjithesi drejtuesit e saj, jane te implikuar thelle me krimin ne Shqiperi .
Alban Cela , Drejtor i Policise se qarkut Shkoder , per te gjithe shqiptaret njihet gjeresisht si kusheriri i Sajmir Tahirit por jo vetem , ai njihet edhe per sherrin me grushta me koleget e tij kur ishte drejtor policie ne qarkun e Kukesit, por edhe per dyshimet per implikimin e tij ne magazinen e cila u zbulua ne fillim te nentorit me 5.2 ton lende narkotike ne Mirdite .
Pas gjithe ketyre sukseve, vellai i madh i tij (Sajmiri Tahiri), vendosi ta sillte kusheririn e tij drejtues ne Shkoder , si te besuarin e tij per t’ju bere presion shkodraneve .
Alfred Cenaj, me detyre shef i komisariatit te Shkodres , perflitet gjeresisht edhe ne rradhet e policise si nje sekser , eshte masha e cila eshte ne perdorim te kryepolicit te Shkodres .
Pra miq, jane Albani dhe Alfredi ato qe ju rren mendja se intimidojne shkodranet dhe rinine e Shkodres duke provuar qe ne keqperdorim te atributeve qe ju jep ligji të bejne presion mbi qytetaret e lire.
Kam dhjete vjet anetar aktiv i FRPD te Shkodres , kam nje vit kryetar i ketij forumi.
Jam betuar qe ne krye te heres , duke marre edhe votebesimin , qe struktura qe une drejtoj do dale ne nje nivel te ri politik sepse nuk i shkon askujt me shume sesa rinise Shkodrane te beje diferencen ne kete vend.
Jam perfaqesues dhe zeri i atyre te cilet jane prekur nga kjo qeveri dhe politikat e ketij kryeministri, perfaqesoj edhe ato te rinj qe per hater te idealit dhe duke brohoritur “Liri Demokraci” dhane jeten .
Protesta e dates 1 , u organizua ne çastet e fundit , siç duket ekipi shoqerues e ndjente qe do kishte reagime nga shkodranet .
Përfundimisht orarin e sakte te takimit e mesuam rreth 30 minuta perpara takimit, sepse na lajmeroi nje anetar i forumit i nje nga gjimnazeve te qytetit.
Ne shkollen e tyre kishin shkuar dhe kishin marre me liste nje grup maturantesh te cilet do ishin ne takim me kryeministrin.
Ne Shkoder fatmiresisht nuk eshte e veshtire qe edhe per disa minuta te organizosh nje grup studentesh per te dale dhe per te protestuar perballe Edi Rames dhe asaj çfare perfaqeson ai .
U organizuam ne menyre te tille qe punonjesit e gardes, policia, por edhe civilet qe ishin derdhur lume ne qytet mos te na vinin re .
Pasi shumica arriten te kalonin kordonin e policise, u mblodhem disa metra larg rektoratit.
Shume prekes ishte momenti ku rastesisht nje grua ne moshe te thyer pasi na kishte degjuar duke brohoritur “Rama ik” me vjen ne krahe dhe bashke me ne çon lart dy gishtat , teksa i drejtohem dhe e shoh me habi , sillet duke me thene :
-Ma detyroi djalin e vetem me marr rrugat e Gjermanise ky qen dhe pa mbaru fjalen i shpetojne lotet.
Ky eshte momenti kur fillon perballja me policine vetem sepse ne vendosem qe siç ishim grup dhe ne menyre paqesore te kalonim ne rrugen perballe rektoratit .
Per çudi historia perseritet ne vendin tone, e gjithe ngjarja ndodhi pikerisht ne sheshin ku ra deshmor Arben Broci me shoke.
Edi dhe Sajmiri si dhe ithtaret e tyre ne Shkoder , Albani dhe Alfredi ngaterrohen dhe kujtojne se presionin mund ta perdorin perballe shkodraneve.
Mua dhe shokeve te mi aspak nuk na shkon nder mend ti bejme karshillek policise se vendit tone, por jemi fort te bindur qe kemi aq fuqi ti dalim perballe dhe te mundim ate 5 % te policeve te korruptuar te cilet ne vend qe te merren me problemet reale qe shqetesojne qytetaret shkodrane dhe shqiptare , behen vegla te keqija te politikes se mbrapshte qe po na drejton.
Refuzoj ti bindem urdherave te disa te inkriminuareve te veshur me unifoma policie , te cilet ne vend qe te ishin pas hekurave jane ne pozicione ku provojne dhe provokojne , duke dashur te luajne me fatet e vendit , duke u bere cenim per demokracine.
Falenderoj te gjithe ato bashkepuntore qe na u bashkuan ne proteste, te gjithe se bashku do ja dalim.
Krenar per FRPD Shkoder !
P.S:
Nje shpjegim kam per ato qe jane kurioz se ku jam :
– Qe me date 18, jam bashkuar Çadres se lirise.
Gjate gjithe dites jam aty, ku se bashku edhe me grupe dhe studente qe vijne nga Shkodra takojme njerez dhe bisedojme me miqte tane demokrate por jo vetem.
Vetem per ndonje çast te shkurter mund te shkeputem per kafe ne ambientet perreth.
Meqenese e keni te pamundur, per mungese vullneti dhe deshire, punen tuaj ta realizoni me ato individe qe me te vertete perbejne rrezik per shoqerine, ne rast se keni kurajon, tek çadra me gjeni.
(XH.A/SHUPLAKA)