Disa pamje me të vërtetë pikëlluese ku jë emigrant Honduras kalon djalin e tij 8 muajsh përme një hendeku nën murin e kufirit amerikan në mënyrë që ata të kërkonin azil janë shpërndarë masivisht nëpër rrjetet sociale.
I ati, e fut djalin e tij përmes një vrime për t’a kaluar tek gruaja e tij e cila qëndronte në anën tjetër të murit.
Joel Mendez, 22 vjecar, është fotografuar duke mbajtur djalin e tij Daniel në Tijuana, Meksikë, pasi e dashura e tij 24 vjeçe,Yesenia Marinez, kishte kaluar në anën tjetër të gardhit kufitar.
Djali i vogël i cili ishte i mbështjellur me një xhup ngjyrë gri, po pinte qumësht nga shishja e tij në atë kohë kur edhe buzëqeshi teksa fotografohej.
Joel, Yesenia dhe Daniel, janë disa nga emigrantët e shumtë nga Amerika Qendrore të cilët kanë mbetur rrugëve në përpjekje të dëshpëruar për të hyrë në SHBA, pasi është ngritur një murë i cili po ua vështirëson daljen në pjesën tjetër.
(F.GJ/FAXWEB.AL)