Foshnja e parë që ka lindur në Parma të Italisë është djalë dhe është nga një familje shqiptare.
Prindërit Mirela dhe Zamir Haxhiaj kanë vendosur që ta quajnë të voglin e tyre Noel.
Noeli është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka lindur në orën 02:07 minuta të datës 1 Janar dhe peshon 3.550 gram.
Mediat lokale bëjnë të ditur se pesë foshnjat e para të lindura në 2019 në këtë maternitet janë djem.
Discussion about this post