Moderatorja Roza Lati, duke pasur një një axhendë të ngjeshur,nuk i del koha që të merret me punë shtëpie. Ndaj ajo ka punësuar një zonjë që quhet Anita dhe që përkujdeset për shtëpinë e saj.
Këtë e ka zbuluar vetë Roza përmes një fotoje në Intastory ku shkruan se i ka lënë porosi Anitës një listë me punët që duhet të bëjë, pasi sipas saj aty ka plasur “bomba”.
Moderatorja i ka lënë dhe një zarf me lekë për herët që zonja që i pastron shtëpinë, ka pastruar “xhunglën” e Rozës.
“E dashur Anita, në këtë shtëpi ka rënë bomba. këtu ke një listë që përveç punëve të zakonshme të kesh parasysh disa pika. Ndërkohë këtu ke — lekë për këto dy herë që erdhe në xhunglën time. Puç me dashuri”, shkruan Roza.
(M.Q/Faxweb)