Me ligjin e ri që është votuar në Parlamentin e Francës, është vendosur ndalimi rreptësisht i përdorimit të telefonave në shkolla.
CNN transmeton se me fillimin e vitit të ri akademik në shtator, do të ndalohet për të gjithë nxënësit deri në moshën 15-vjeçare.
“Ne e dimë sot se ka një fenomen të varësisë, fenomenin e përdorimit të keq të telefonisë celulare. Roli ynë kryesor është të mbrojmë fëmijët dhe adoleshentët, është një rol themelor i edukimit dhe ky ligj e lejon”, tha Ministri i Arsimit Jean-Michel Blanquer, në parlamet.
Sipas këtij ligji, të gjitha pajisjet që shfrytëzohen për komunikim, duhet të lihen në shtëpi, apo të mbahen të fikura deri sa të përfundojë procesi mësimor.
Shkollat mund të bëjnë përjashtime, në rastet kur nevojiten për ‘shfrytëzime pedagogjike’, aktivitete shtesë, apo te nxënësit me nevoja të veçanta. Në të njëjtën kohë, shkollat e mesme vendosin vet nëse duan t’i lejojnë nxënësit të përdorin telefona apo jo.
Sipas statistikave të fundit, afro 90% ë të rinjëve në Farncë nga mosha 12 deri në 17-vjeçar përdorin celular dhe kanë një varësi të madhe nga rrjetet sociale.
(E.V/Faxweb.al)