Petriti Vasili tha në një prononcim për mediat se procesi i votimit ka vijuar normalisht gjatë natës dhe vijon deri më tani për të zgjedhur strukturat e Konventës Zgjedhore të LSI-së.
“ Vijon normalisht proçesi i votimit për të zgjedhur strukturat e Konventës zgjedhore të LSI-së, teknologjia është në shërbim të këtij proçesi zgjedhor dhe mundëson shance të barabarta për të gjithë shqiptarët. Ne kemi kërkuar votimin elektorik që në vitin 2012-të. LSI ka aplikuar votimin elektronik dhe policia në këtë drejtim ka dhënë një mirëkuptim. Dakortësia jonë është e plotë për një votim të tillë”, u shpreh ai.
Prononcimi për media i zëvendëskryetarit të LSI z. Petrit Vasili:
1.Vasili, si po procedon procesi i votimit?
Procesi i votimit po procedon me ritëm shumë të lartë, edhe ju keni kamerat tuaja, dhe shikoni që ky proces vazhdon me intensitet. Është një proces risi në mënyrën se si po zhvillohet, një proces tërësisht elektronik i cili mundëson edhe një votim shumë të lehtë, por edhe një nxjerrje tepër të lehtë të rezultatit. Besoj që në këtë drejtim japim një shembull pozitiv edhe novator se si mundet që edhe teknologjia të vihet në shërbim edhe të lehtësisë së votimit, por edhe të qenësisë së kujtdo që ushtron votën e tij, në këtë rast, brenda strukturave të LSI-së, por pse jo edhe më gjerë, për sa i takon procesit të votimit në Shqipëri, proces shumë i diskutuar.
Besoj ka qenë një proces i veçantë pasi ai ka vazhduar “non-sotp”. Unë personalisht kam votuar rreth orës 01:30 të mëngjesit, po kështu edhe kryetari i LSI, z. Meta e të tjerë. Pra, ka qenë një proces që ka vazhduar edhe gjatë natës, duke lënë të kuptohet që intensiteti i punës këtu në këto ambiente është shumë i lartë. Pra, njerëzit janë shumë të motivuar dhe besoj se në këtë drejtim konventa ishte një shembull se si motivimi politik dhe i ideve mund të japi dhe të mbajë ritme të larta në të gjitha gjërat, përfshirë këtu edhe procesin delikat që është edhe procesi i votimit.
Megjithëse për mua, besoj se i gjithë thelbi , veçanërisht politik i konventës, qëndron në atë që dje ishte në sintezën që z. Meta bëri për një vizion dhe një politikë krejtësisht me një qasje mendje hapur. Një politikë e cila shikon përtej interesit të ditës. Një politikë që e vë interesin e qytetarëve të parin dhe çdo tjetër del në plan të dytë dhe një politike e cila në themelin e saj ka konstruktivitetin dhe pozitivitetin në të cilin ndërton ura bashkëpunimi dhe jep zgjidhe, përkundrejt një konfliktualiteti malinj, sistematik të kultivuar e stërkultivuar, i cili përveç se regresit dhe pesimizmit nuk ka prodhuar asgjë tjetër.
Mendoj që linja udhëheqëse e tërë fjalës së djeshme e përshkruar nga optimizmi dhe realizmi, dhe nga mendje hapja dhe parja e të gjithë shqiptarëve si njerëz me oportunitete dhe shanse të barabarta dhe askush i përjashtuar, besoj se janë udhët e reja, shtigjet e reja, hullitë e reja ku politika shqiptare do të duhet të projektohet në vitet që vijnë.
2.Vasili, si anëtar i Komisionit të Reformës zgjedhore, përse nuk e propozoni në variant të tillë të votimit në të gjithë vendin?
LSI-ja për të qenë objektiv ka aplikuar votimin elektronik, numërimin elektronik edhe në konventën e mëparshme. Këtu kemi të bëjmë me një përmirësim akoma më të mëtejshme. Politika në këtë çështja ka dhënë një mirëkuptim, pasi ‘Po’ votimit elektronik i është thënë që në vitin 2012 në reformën zgjedhore të asaj kohe. Dhe është thënë dhe është ri-thënë që janë problemet teknike që e pengojnë. Kështu që dakordësia jonë si LSI ka qenë dhe është e plotë për një votim të tillë. Elementet dhe problematikat teknologjike nuk më takon mua që t’i vlerësoj.