Në fillim të muajit Korrik pritet të marrë fund moratoriumi i gjuetisë. Ndërkohë i ftuar në studion e Fax News kreu i shoqatës së Gjuetarëve Themi Perri tha se viti i parë i këtij moratorium ka qenë i sukseshëm.
‘’Viti i parë i moratoriumit ishte i suksesshëm, skemi inventar të saktë për shpendët dhe kafshët e egra. Kemi denoncuar shkeljet në policinë gjyqësore, s’ka infrastrukturën e nevojshme kjo polici. Pushteti vendor duhet tia kalojë shoqatës së gjuetarëve administrimin, pasi projektligji për gjuetinë është bërë nga vetë shoqata”, u shpreh Perri.
Për këtë ka folur më herët dhe kryetari i Shoqatës se Gjuetarevë ne Shkodër Zyhdi Mustafa tha gjithashtu se aprovimi është dhënë nga vetë kryeministri dhe pritet miratimi i ligjit të ri të gjuetisë në parlament.
Ai pranoi që moratoriumi kishte penalizuar vetëm gjuetarët e rregullt dhe të apasionuar pasi “të fortët” kanë vazhduar gjuetinë e paligjshme gjatë këtyre viteve.
(E.K/FAXWEB.AL)