Rënia e Qeverisë së Kosovës dhe shkuarja në zgjedhje të parakoshme, ku dhe koalicionet janë përcaktuar, duket se kanë zhbllokuar situatën politike në Kosovë.
Kriza politike në Kosovë erdhi pasi Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Kryeministri Mustafa, në bashkëpunim me PDK-në, nënshkroi marrëveshjen që parashikonte krijimin e bashkësisë së komunave Serbe në veri të Kosovës dhe marrëveshjen për përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi.
Këto dy marrëveshje u kundërshtuan fort nga opozita. Pavarësisht se koalicioni qeverisës I kishte numrat, Partitë opozitare paralizuan jetën parlamentare duke përdorur edhe gaz lotsjellës në kuvënd dhe nuk lejuan votimin e marrëveshjeve. Qeveria e solli marrëveshjen për demarkacionin disa herë dhe nuk arriti ta kalojë për shkak të qëndresës së opozitës me gaz lotsjellës. Kriza politike nuk u zgjidh as me ndërhyrjen e Ndërkombëtarëve.
Mos kalimi i këtyre marrëveshjeve, sipas analistëvë, shkaktoi dhe rënien e Qeverisë. Në mocionin e pak ditëve më parë të ndërmarrë nga opozita, Qeveria e Mustafës ra. Votave të opozitës I’u bashkuan dhe votat e partnerit të koalicionit qeverisës PDK-së. Pas rrëzimit të Qeverisë Presidenti Thaçi caktoi datën 11 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve.
Për momentin duket se kriza politike në Kosovë ka marrë fund, partitë politike kanë arrritur marrëveshje për koalicion parazgjedhor. PDK, AAK dhe Nisma do shkojnë bashk në zgjedhje me Haradinajn të nominuar për Kryeministër, ndërsa LDK dhe AKR e Pacollit janë dakorduar të shkojnë në një listë, e vetmja Parti që deri tani ka deklaruar se do hyj e vetme në zgjedhje është Vetëvendosje. Situata drejt zgjidhjes duket të jetë edhe Në Maqedoni.
Kryetari I LSDM-së Zoran Zaev ka arritur të mandatohet për krijimin e Qeverisë së re nga Presidenti Ivanov. Presidenti Ivanov tha se janë tejkaluar të gjitha pengesat për dhënien e mandatit.
Zoran Zaev e ka lexuar para mediave garancinë që ia ka dhënë presidentit. Ai tha se në emrin e shumicës parlamentare “garanton mbrojtjen e unitaritetit, sovraniteti, pavarësisë dhe multietnicitetit të shtetit. Ai gjithashtu garantoi respektimin e rendit aktual kushtetues, por dhe mbrojtjes territoriale të Republikës së Maqedonisë. Ai gjithashtu u betua se do të jetë gjithnjë në anën e mbrojtjes së interesave shtetërore dhe proceset e vendimit do të jenë në pajtueshmëri me sundimin e ligjit.
Në fund Zaev gjithashtu garantoi se asnjë dokument, platformë, deklaratë, akt ose veprim që do të ishte kundër të lartpërmendurave nuk mund të jetë kusht për formimin e Qeverisë. Kriza politike në Maqedoni erdhi pas përgjimeve që nxorri opozita, ku denoncoi aferat dhe krimet e Qeverisë e kryesur nga VRMO-DPMNE e Nikolla Gruevskit.
Për momentin Shqipëria mbetet pezull, Qeveria dhe opozita nuk po arrijnë një marrëveshje për të shkuar në zgjedhje.
Në fillim ishte Partia Demokratike e cila e refuzoi paketën e McAllister dhe si kusht të vetëm kishte vendosur dorëheqjen e Kryeministrit Rama dhe Qeveri teknike. Ndërhyrja e Ndërkombëtarëve nuk dha ndonjë efekt të madh për një kohë të gjatë pasi Partia Demokratike qëndronte e pa lëkundër në kërkesën e saj për Qeveri teknike, mundësia e vetme sipas saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Megjithatë vizita e fundit e Zëvëndës ndihmësit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, duket se ka arritur t’i afrojë palët drejt një marrëveshjeje.
Nga raportimet e fundit mësohet se Partia Demokratike ka pranuar paketën McAllister, por është Kryeministri Rama që e refuzon. Mbetet për tu parë në orët apo ditët në vazhdim si do variojnë negociatat, duke shpresuar në një zgjidhje të situatës ashtu si në dy hapësirat e tjera shqiptare, në Kosovë dhe Maqedoni. (B.H/Shuplaka)