Niko Peleshi duke folur për reformimin e administratës është shprehur se askush nuk do të shihet më nga teserat e partive që ka.
Nga Korça ai ka deklaruar se çdo vend pune në administratë duhet të fitohet me meritë.
“Asgjë nuk do të shikohet nga teserat qoftë e PS-së apo e kujtdo partie. Mund te kesh teserën por nëse ke meritë për të fituar punë atëherë do ta fitosh. Nëse bëjmë këtë mund të them që kemi një të ardhme të sigurt drejt standardit europian dhe procesin e integrimit.
Grupi i punës që unë drejtoj do të ndërtojë edhe një strukturë më inovative që të risim eficencen mes ristrukturimeve të institucioneve që më shumë kanë fjetur dhe nuk kanë bërë punë.
Jemi duke ndërmarë nje tur falenderimi sepse e meritojmë pasi shqipëria arriti rezultat historik. Ishin zgjedhje që ngritën lart flamurin e Shqipërisë.
Ne kemi filluar edhe me dëgjesa që pas fushatës të jemi në kontakt me komunitetin. Ti degjojmë më qetë komunitetin dhe të përcaktojme punët më të rëndësishme. Edhe pse u vituam masivisht problemet nuk kanë sosur pasi kemi shume punë përpara”, është shprehur Peleshi nga Korça. (E.K/SHUPLAKA)