Thashethemet nuk kanë të mbaruar duke përfolur se kantautori Flori Mumajesi është në një lidhje dashurie me bukuroshen kosovare Liberta Spahiu. Por ende nga të dy nuk ka një pohim për këtë lidhje. Dyshimet për një lidhje të mundshme u rritën kur Flori u shpërngul në Prishtinë, duke blerë një shtëpi pranë asaj të moderatores Spahiu.
Së fundmi Liberta në “Prive” teksa u pyet nëse donte të ishte një nuse në Tiranë, ajo u përgjigj: “Pse jo”. Mesa duket i pëlqen që të jetë nuse në Shqipëri. (J.V/Faxweb)