Ata janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Njëri aktor humori dhe tjetra këngëtare, duket sikur plotësojnë më së miri njëri-tjetrin. Mirëpo, ndërsa jemi mësuar me shakatë dhe “broçkullat” e Bes Kallakut, nuk mund të themi të njëjtën gjë për Xhensila Myrtezajn.
Ndërkohë që çifti po kalojnë pushime të këndshme pranë njëri-tjetrit në Zvicër, Xhensila mesa duket ka vendosur të dalë pak nga serioziteti që e karakterizon, dhe t’i bashkohet bëmave të të fejuarit.
Besi dhe Xhensila i kanë habitur të gjithë të pranishmit, kur siç e tregon vetë aktori i humorit, u shfaqën me veshje sportive në një lokal klasik. Sidomos Besi që shihet këmbëzbathur. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post