Një ditë pas aksidentit të ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj, analisti dhe publicisti Kastriot Myftaraj ka shprehur rezervat e tij lidhur me mënyrën se si mediat e kanë pasqyruar ngjarjen. Kjo sepse sipas tij, kjo ngjarje ka mjaft enigma që duhen zbuluar.
Së pari, sipas Myftarajt se aksidenti nuk ka ndodhur në Kumanovë por në rrugën që të çon nga qyteti i Kumanovës për në vendkalimin kufitar të Maqedonisë me Serbinë, në Tabanovcë.
Së dyti, Myftjaraj shprehet se automjeti i ahmetajt ka qenë me shpejtësi të madhe dhe shoferi i autobusit me të cilin është përplasur, ka bërë lëvizjen shpëtimtare për të dyja palët.
Së treti, Myftaraj ngre dyshime se me çfarë biznesi po merret ahmetaj që ishte nisur me qa nxitim fill pas Samitit të triestes.
Së fundi, Myftaraj shton se në automjetin e ish-ministrit ndodhej edhe një femër, emri i të cilës është mbajtur i fshehtë për mediat.
REAGIMI I PLOTË I MYFTARAJT
Enigmat e aksidentit të Arben Ahmetajt
Medias iu dha një version i rremë për aksidentin e ish-ministrit Arben Ahmetaj në Maqedoni. Për të krijuar versionin e rremë kanë bashkëpunuar zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, Agim Nuhiu, i BDI (partia e Ali Ahmetit) dhe Policia e Shtetit e Shqipërisë. Pikësëpari është dhënë njoftim i rremë për vendndodhjen e aksidentit. Ai nuk ka ndodhur në Kumanovë por në rrugën që të çon nga qyteti i Kumanovës për në vendkalimin kufitar të Maqedonisë me Serbinë, në Tabanovcë. (Kumanovë-Tabanovcë 10 km)
Autobusi me të cilin pati një përplasje ballore automjeti i drejtuar nga Ahmetaj ishte duke ardhur nga Zvicra në Maqedoni, nëpërmjet Serbisë. Pra, Ahmetaj ishte duke udhëtuar për në Serbi, madje me shumë ngut, çka kuptohet nga shpejtësia e madhe që kishte automjeti i tij në momentin e përplasjes.
Nëse autobusi do të kishte qenë me shpejtësi të madhe, do të ishte rrokullisur pas përplasjes me një automjet të rëndë si “Range Rover”. Frenimi nga ana e shoferit të autobusit, falë shpejtësisë shumë më të ulët se e automjetit që i vinte përballë, ka qenë shpëtimtar për të dy palët, ndryshe do të ishin coptuar të dy palët duke u rrokullisur disa herë.
Përse shkonte Ahmetaj me kaq ngut në Serbi, duke kaluar nëpër Maqedoni, pra në një rrugëtim kaq të gjatë? Dhe pikërisht pas Takimit të Triestes ku u nënshkrua marrëveshja për krijimin e Jugosllavisë së Re, e maskuar pas emërtimit Tregu i Përbashkët i Ballkanit Perëndimor? Si ndodhi që Ahmetaj për pak u bë dëshmori i parë i Tregut të Përbashkët të Ballkanit Perëndimor? Me çfarë biznisi po merrej ai? A po dërgonte një sasi të madhe paresh cash (euro) në Serbi jashtë kanaleve bankare?
Kush udhëtonte bashkë me Ahmetajn? Dëshmitarët në ngjarje flasin se nga automjeti i Ahmetajt u nxorr edhe një femër, emri i së cilës u mbajt i fshehtë dhe nuk iu dha medias nga ana e Policisë së Maqedonisë që në këtë çështje u manipulua nga zëvendësministri Nuhiu i BDI. Por është e sigurt se fatkeqja nuk është zonja e Ministrit e cila gjendej në Shqipëri në atë kohë dhe ka udhëtuar menjëherë drejt Shkupit, ku u cua për trajtim bashkëshorti i saj, që duket se ka më shumë se një short të tillë.
Aksidenti i Ahmetajt në Maqedoni mbetet ende i mbuluar me shumë enigma. Arben Ahmetaj është një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Edi Ramës, i quajtur superministër kur ishte në krye të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes, e që më pas u bë nga Rama Ministër i Financave, megjithëse ka diplomuar për anglisht. Ahmetaj e la postin përkohësisht në maj për shkak se marrëveshja Rama-Basha parashikonte që postin e tij ta merrte një ministër teknik në periudhën e zgjedhjeve, por në shtator Ahmetaj pritet të bëhet përsëri ministër./Kastriot Myftaraj (D.D/Shuplaka)
Nuk jane gje tjeter veçse mashtrime qe nje njeri pa moral ben per nje ish minister te suksesshem…. Tamam kazan mediatik
Nje gezim i madh nga disa palo njerez, te cilat mezi presin lajme si keto per te hedhur balte mbi figura politike. Duket nje gje kaq pa lidhje te besh lajme se me ke ishte i Ahmetaj. Te kete qene me ke te doje, se mbi te gjitja eshte njeri i lire dhe fakti se je figure publike nuk do thote te fshihesh. Myftaraj je nje kokrra mashtrusi zotrote saqe asnje sti beson me shkrimet.
Foli ky mashtrusi numer 1, per te tilla aludime eshte i pari ky. Po ca ju intereson se me ke qene, sa per pjesen e aksidentit ka organe perkatese qe hetojne, kjo pjesa qe nxjerrin mediat pastaj jane totalisht mashtrime.
Ca te hyn ne xhep ty se me ishte ahmetaj. Pse mo nuk paskan te drejte politikanet te levizin lirshem, nuk paskan te drejte te marrin familjare, shoket, miqt e tyre. Mendoj se po spekulohet me shume sec duhet per kete lajm, normalisht per te demtuar politikisht. Kjo esht nje ngjarje kaq normale qe shyqur perfundoi pa demtime dhe Kastrioti me shok bejne mire ti japin fund ktyre mashtrimeve.