03:51 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Në Marinzë të vdekurit dëmshpërblehen për tokat e dëmtuara (VIDEO)

20:46 | 14/03/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Në Marinzë të vdekurit dëmshpërblehen për tokat e dëmtuara (VIDEO)

Banorëve të tre fshatrave Vidhishte, Marinëz dhe Kuman të Bashkisë Roskovec u është dëmtuar toka për shkaqe teknike, duke u bërë e pashfrytëzueshme. Bashkia Roskovec ka vendosur dëmshpërblimin e tyre.

Por në listën e dëmshpërblimit prej 21 emrash të nxjerrë në shkurt të këtij viti nga Bashkia, katër prej tyre nuk jetojnë më.

Lidhur me këtë çështje, emisioni BOOM në Ora News i është drejtuar Bashkisë së Roskovecit për sqarim.

“Së fundmi, pavarësisht shkresës suaj, ne kemi marrë një vendim në Drejtorinë e Bujqësisë që Drejtoria e Bujqësisë të bëjë një verifim terësor të tërë fshatit dhe jo vetëm kësaj që keni ju. Në atë listë aty mund të jenë disa emra që mund ti ketë bërë vetë zyra. Lidhur me personat e vdekur që mund të jenë aty, unë përsëri do ta verifikoj këtë gjë.Po të them që ka një ngërç në ligjin 7501 në mënyrën si është zbatuar, ky ligj është zbatuar në ’91.Atëherë kryefamiljarë të caktuar që kanë qenë në moshë aktive kanë përfituar sipas gjendjes familjare që kanë patur, numrit të anëtarëve të familjes. Sot pas kaq vitesh këta kryefamiljarë kanë vdekur, por përbërja familjare, personat që janë sot përfitues të asaj toke nuk kanë bërë ndarjen me vullnetin e tyre, me akt trashëgimie pranë noterit dhe sot në formularin 6 kjo tokë rezulton në emër të atij kryefamiljari që mund të jetë i vdekur. Një gjë dua të garantoj, që nëqoftëse do të ketë dëmshpërblim për këto toka, sepse akoma nuk është bërë një verifikim i saktë, të jeni të bindur që nuk do të përfitojë askush nga ata që janë në çertifikatën familjare nëqoftëse nuk bëjnë ndarjen e tokës me vullnetin e tyre të lirë. Kjo është e sigurt.” është shprehur Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi.

Por problematika mesa duket nuk mbaron këtu. Në projektvendimin që mban datën 14.02.2017 që lidhet me dhënien e ndihmës financiare sipas vlerave përkatëse të banorëve të njësisë administrative Kuman në të cilën bëjnë pjesë tre fshatra: Vidhishte, Marinëz dhe Kuman ka diçka të çuditshme.

Në shkresë shkruhet që këta banorë duhen dëmshpërblyer në shifrën 291.260 lekë, ndërkohë me shkrim thuhet (një milion e dyqindenëntëdhjetëmijë e dyqindegjashtëdhjetë) lekë me TVSH.

“Të jeni të bindur që ky është lapsus, nuk duhet të kishte ndodhur sepse tregon mungesë vëmendje edhe nga unë që e kam firmosur por edhe nga ata që e kanë shkruar atë. Por të jeni të bindur që do të jetë shifra e përcaktuar me shkrim. Është një shifër e njëjtë për të gjithë. Në bazë të vlerësimit që ka bërë Komisioni i ngritur nga Bashkia, këto janë shtëpi të pabanueshme dhe sipas një çmimi tavan që është miratuar në Këshillin e bashkisë, vlera përfituese është 1. 291.260 lekë për të gjithë.Është një lapsus që do të rregullohet, faleminderit për konstatimin që keni bërë.” është shprehur kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi,  mbi këtë çështje.  (M.D/ Shuplaka)

Etiketa: tokavarrezat
Pas

“Bëhet apo nuk bëhet qeveria teknike varet nga këto 11 teza”

Para

Deklaratat e Mesila Dodës nuk priten mirë në Maqedoni, Zaev dhe mediat e paralajmërojnë: Do të shpallim “Non Grata”

Para
5 lëvizjet e bujshme në Parlament, nga Ben Blushi te Mesila Doda

Deklaratat e Mesila Dodës nuk priten mirë në Maqedoni, Zaev dhe mediat e paralajmërojnë: Do të shpallim “Non Grata”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

Protesta në Sofje, kundër anëtarësimit në eurozonë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri

Milani mbush arkën, shet futbollistin më të mirë të sezonit, thyen edhe transferimin e Kaká

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.