Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu ka bërë publik një rast që sipas tij është i ngjashëm me atë të përgjimeve të Babales. Ai tregon se në mbledhjen e Asamblesë së PS-së në Lezhë një person ka pasur të fshehur një diktofon, për qëllime që ende nuk dihen.
Mirëpo thotë Ndreu, atij nuk i kanë humbur akoma instiktet e policit, dhe për këtë shkak e ka kuptuar situatën dhe e ka nxjerrë jashtë personin që kishte ndërmend të bënte regjistrimin. Sipas deputetit socialist gjithë kjo që ka ndodhur është një situatë e shëmtuar dhe e turpshm.
Reagimi i Ndreut:
Nje Babale edhe në Lezhë. Në mbledhjen e Asamblesë të PS Lezhë, një i fshehur me diktofon në dorë për të inçizuar, gjendej në llozhin e sallës.
Instikti i profesionit te policit nuk më ka lënë akoma për ata që e dyshojne! E nxorëm jashte, me qetësinë, kulturën që na përfaqëson duke i tregu paftyrësinë e paturpësinë e tij/tyre dhe misionin e shëmtuar qe po kryente!
E turpshme!
(E.K/FAXWEB.AL)