Sot mbani çantat me vete, rikthehen rreshjet e shiut. Në fund të ditës së sotme në pjesën jug-perëndimore të vendit pritet të fillojnë reshjet e para. Po kështu do të ulen edhe temperaturat, minimalja do të shkojë deri në 9 gradë.
DETAJE:
Gjatë ditës, temperaturat ekstreme të ajrit pritet të luhaten :
-në bregdet – temp. minimale do të zbresin deri në 9 °C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 21 °C
-në vendet e ulta – përkatësisht 8 / 19 °C
-në vendet malore – përkatësisht 0 / 15°C
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare kryesisht në bregdet, njoftoi Instituti i Gjeoshkencës. (J.V/Shuplaka)