Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka udhëtuar sot drejt Italisë për një vizitë zyrtare në Kalabri.
Në një njoftim të shpërndarë nga Presidenca, janë dhënë edhe detajet e kësaj vizite të kreut të shtetit. Gjatë vizitës së tij në Itali, Meta do ë takohet me Presidentin e Republikës Italiane Sergi Mattarela.
Të dy Presidentët do të vizitojnë Kolegjin e Shën Dhimitër Koronës, ku do të takohen me arbëreshët e Kalabrisë dhe përfaqësues të tjerë të pakicës etno-gjuhësore shqiptare vendosur historikisht në jug të Italisë.
Njoftimi:
“Gjatë kësaj vizite, Kreu i Shtetit shqiptar, do të takohet me Presidentin e Republikës Italiane, Sergio Mattarella dhe së bashku do të vizitojnë Kolegjin e Shën Dhimitër Koronës, ku do të takohen me arbëreshët, përfaqësuesit dhe autoritetet e tyre vendore, drejtuesit e bashkësive fetare arbëreshe, personalitete të ndryshme, pedagogë, studentë arbëreshë.
Në përfundim të takimit të dy Presidentët do të përurojnë një pllakatë për nder të 550-vjetorit të Heroit tonë Kombëtar.”
Presidenti Meta pritet të zhvillojë takime zyrtare edhe me drejtuesit dhe përfaqësuesit vendorë të Kalabrisë si dhe të vizitojë Universitetin e Kozencës, në të cilin shkollohen shumë studentë arbëreshë dhe shqiptarë”, thuhet në njoftimin e presidencës.
(F.GJ/FAXWEB.AL)