Përgjatë ditëve të fundit, reperi i njohur Majk është përfolur për një romancë me bukuroshen shqiptare që u zgjodh “Miss Universe Kosova 2020”, Blerta Veseli. Dyshimet nisën pas postimeve të njëjta në Instagram.
Më pas, Blerta publikoi në profilin e saj të Instagramit një foto të reperit me mbishkrimin “Hacked”, e cila u fshi më pas.
Mirëpo, si është e vërteta rreth romancës në fjalë? Miss-i ka treguar për një faqe në Instagram se nuk është në një lidhje me Majk-un dhe se kjo është e gjitha një lojë, siç mund ta lexoni në foton e mëposhtme:
Po ashtu, ata kanë hequr edhe njëri-tjetrin nga Instagrami.