16:32 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Në një veprim të rrallë kundër Izraelit, SHBA u ndalon kolonëve ekstremistë të Bregut Perëndimor hyrjen në Amerikë

22:40 | 05/12/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Në një veprim të rrallë kundër Izraelit, SHBA u ndalon kolonëve ekstremistë të Bregut Perëndimor hyrjen në Amerikë

Në një masë të rrallë ndëshkuese ndaj Izraelit, Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi të martën se do t’u ndalojë hyrjen në Amerikë kolonëve hebrenj që u përfshinë në një mori sulmesh ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken njoftoi për këtë masë pas paralajmërimeve ndaj Izraelit javën e kaluar se administrata e Presidentit Joe Biden do të reagonte ndaj këtyre sulmeve. Zoti Blinken nuk njoftoi për ndalime individuale të vizave, por zyrtarët deklaruan se ato do të bëhen këtë javë dhe mund të prekin dhjetëra kolonë dhe familjet e tyre.

Vendimi u mor në një moment të ndjeshëm të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. Administrata e Presidentit Biden mbështeti plotësisht Izraelin që kur u sulmua nga Hamasi më 7 tetor, përkundër faktit që kritikat ndërkombëtare ndaj Izraelit po shtohen.

Por javët e fundit, administrata amerikane ka shtuar thirrjet ndaj Izraelit që të ndërmarrë masa për të kufizuar sulmet ndaj civilëve ndërkohë që Izraeli po zgjeron sulmin në pjesën jugore të Gazës me popullatë të dendur. Shtetet e Bashkuara janë përmbajtur nga kritika e drejtpërdrejt rreth ofensivës. Ata janë shprehur zëshëm kundër dhunës së kolonëve në Bregun Perëndimor dhe dështimit të Izraelit për t’iu përgjigjur thirrjeve të Amerikës për t’i dhënë fund asaj.

“Ia kemi theksuar qeverisë izraelite nevojën që të bëjë më shumë për t’i mbajtur përgjegjës kolonët ekstremistë që kanë kryer sulme të dhunshme ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor,” tha sekretari Blinken përmes një deklarate. “Siç ka deklaruar vazhdimisht Presidenti Biden, ato sulme janë të papranueshme.”

“Sot Departamenti i Shtetit po zbaton një vendim të ri për të kufizuar vizat për individë që besohet se po minojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Bregun Perëndimor, qoftë përmes akteve të dhunës apo përmes veprimeve tjera që padrejtësisht pengojnë qasjen e civilëve ndaj shërbimeve thelbësore dhe nevojave bazike,” deklaroi ai.

Zoti Blinken tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të kërkojnë përgjegjësi për dhunën e kolonëve ndaj palestinezëve si dhe për sulmet e palestinezëve ndaj izraelitëve në Bregun Perëndimor dhe në Izrael, në veçanti tani që tensionet janë jashtëzakonisht të larta për shkak të konfliktit në Gazë.

“Izraeli dhe Autoriteti Palestinez e kanë detyrim të mbështesin stabilitetin në Bregun Perëndimor,” sipas zotit Blinken. “Paqendrueshmëria në Bregun Perëndimor lëndon palestinezët dhe izraelitët dhe kërcënon interesat e sigurisë kombëtare të Izraelit.”

Vendimi i të martës u mor vetëm një muaj pasi Izraeli u bë pjesë e programit amerikan që lejon shtetasit e Izraelit të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara pa vizë. Ata që preken nga kjo masë ndëshkuese nuk do të kualifikohen për këtë program dhe atyre që tashmë kanë vizë amerikane, viza do t’iu anulohet./ VOA

Pas

Si trajtohet varësia nga rrjetet sociale? Algoritmi tërheqës

Para

“Kur qau Kim-Jong”, lideri i Koresë së Veriut shpërthen në lot para mijëra grave që kërkojnë më shumë lindje

Para
“Kur qau Kim-Jong”, lideri i Koresë së Veriut shpërthen në lot para mijëra grave që kërkojnë më shumë lindje

"Kur qau Kim-Jong", lideri i Koresë së Veriut shpërthen në lot para mijëra grave që kërkojnë më shumë lindje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gyokeres i mbyll derën “djajve”, Man United prezanton sulmuesin Mbeumo

Përfshihet nga zjarri edhe pylli i fshatit Leminot në Maliq, forcat zjarrfikëse në ‘luftë’ me flakët

Mblidhnin ushqimet e skaduara dhe u ndërronin datën/ Zbardhet vendimi i Gjykatës së Tiranës që nxori nga qelia dy vëllezërit e “Master AL”, Agim dhe Florenc Domi

Avokatët e ish-krerëve të UÇK-së ankohen se kanë pak kohë për përgatitjen e mbrojtjes

Zia po vret njerëz, sulmet izraelite vrasin 35 palestinezë

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shkodër

Zjarret përfshijnë edhe Parkun Kombëtar të Lurës, në jug vijon ndërhyrja nga ajri

I dënuar për trafik droge nga Shqipëria në Greqi, Apeli i GJKKO ul dënimin për Pashk Sylën

Fluksi në portin e Durrësit, mbi 13 mijë pasagjerë vetëm në fundjavën e kaluar

Itali/ Goditja e tre grupeve shqiptare dhe kapja e 1 ton drogë, policia shpjegon pse e kodoi aksionin ‘Djali’! Mijëra euro xhiro ditore, fitimet vinin në Shqipëri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.