Sali Berisha nga “Foltorja” e Tropojës i ka dërguar një mesazh kryeministrit Edi Rama të cilin e ka paralajmëruar që mos atë që ai e quan “revolucion të demokratëve”.
Ish-kryeministri ironizoi çadrën e ngritur në 2017-ën nga Lulzim Basha për të cilin tha se do të marrë postin e ministrit tek Qeveria Rama. Sipas Berishës, para ditës së votimit demokratët dhe shqiptarët do të ngrihen në protesta masive.
“Kam një mesazh, Edvin ky është revolucioni paqësor, t’i po përpiqesh të bllokosh këtë revolucion paqësor të pandalshëm, s’ka forcë që na ndal. Pengun Basha merre strehoje ku të duash, mere bëjë ministër bëj ca të duash me të. Ne do të themi këtu para mbarë shqiptarëve, se para se të vijnë në kutitë e votimi, do të votojmë me këmbët e duart tona me protesta deri sa të përmbysim “narko-shtetin” tënd pastaj do të bëjmë zgjedhje. Harroje se do të ngulim çadrat, jo ne do të vijmë si ortek”, tha Berisha.