Banorët e fshatit Nivicë janë përplasur ditën e sotme me policinë në lidhje me zaptimin e plazhit publik në Kakome.
Genti Papagjika, banor i fshatit, njëherazi një nga pronarët e tokave në Kakome, në një prononcim për FaxNeës foli mbi vendosjen e traut në Gjirin e Kakomesë dhe lejimin e turistave të bëjnë plazh kundrejt një pagese prej 10 ose 20 eurosh.
Papagjika shprehet se tokat në Kakome i përkasin fshatit Nivicë dhe ata i posedojnë me dokumenta, ndërkohë që oligarkë kërkojnë t’i zaptojnë në mënyrë të paligjshme.
Sipas tij, ata që ai i cilëson si pushtues, kanë djegur pyllin, kanë shkatërruar ullinjtë 500-vjeçar, kanë dëmtuar kishën dhe kanë vendosur traun për të mos lejuar njerëzit të shkojnë në plazh.
Moslejimi i njerëzve të shkojnë në një plazh publik përbën vepër penale sipas Papagjikës.
“Konkretisht unë quhem Genti Papagjika dhe jam një nga banorët e fshatit Nivicë. Në gjirin e Kakomesë po ndodhin gjëra jo normale që mund të shënohen si çudira në “Guiness”.
Kanë shkulur ullinjtë shekullor mbi 500-vjeçar. Ne nuk pretendojmë, ajo është toka jonë, ku ashtu si çdo fshat ka tokat e tij.
Ne zonën e Himarës nuk ka asnjë centimetër tokë shtet ka qenë e banorëve. Ne kemi qenë këtu aq
Fuqishëm mbështesim kryeplakun dhe denoncimin në SPAK, por ne do të vijojmë edhe denoncimet personale. Sipas makinave që futeshin në Kakome bëhej dhe vlerësimi i pagesës për të hyrë. Makinat luksoze “Range Rover”.
Ata kanë prishur edhe institucionin fetar Shën Dhimitri, kanë prishur gjithashtu dhe një pronë shtetërore në pronësi të ministrisë së Brendshme. Një godinë dy katëshe që ka shërbyer si postë policore.
Gjatë kësaj kohe 20 ditë që u hap porta, njerëzit ishin të lumtur. Po ta shikosh në e-Albania ai është plazh publik me ngjyrë të gjelbër.
Kur është plazh publik ekziston një ligj qeveritar që përcakton qartë se në plazhet publike nuk duhet të ekzistojë asnjë pengesë për të lejuar njerëzit që të shkojnë aty.
Këta të pengojnë, këta janë pushtues, këta janë me keq se turqit, këta më pengojnë mua të futem në tokën time.
Këta kanë djegur dhe pyllin gjithashtu”, tha Papagjika.
Kujtojmë gjithashtu se në një prononcim të dhënë po për Faxnews pak më herët, kryeplaku i Nivicës, theksoi se të hënën do të bëjnë një denoncim tjetër në spak në lidhje me zaptimin e plazhit publik dhe që ky plazh të mos shfrytëzohet nga asnjëra palë.