Kryetari i Opozitës Lulzim Basha nga çadra e protestës i ka dhënë një përgjigje koalicionit të mundshëm mes PS-së dhe LSI-së. Sipas tij opozita nuk do të tërhiqet derisa të garantohet standardi i zgjedhjeve të ardhshme.
Po ashtu lideri i opozitës u shpreh i vendosur në kërkesën e Partisë Demokratike për qeverinë teknike si e vetmja mundësi për mbajtjen e zgjedhjeve të lira.
‘’Në këtë shesh konfirmojmë vendimin e marrë më 18 shkurt. Por çdo ditë është e rëndesishme dhe e domosdoshme të kujtojme arsyet e thella që e sollen Shqipërinë këtu.
Arsyet e vërteta të këtij vendimi të paprecedent. Nga ky shesh qytetarë të ndryshem kanë folur për hallet e përditshmërisë së tyre. Seicili gjen veten tek rrëfimet e halleve që dëgjuam sot këtu.
Shqiptarët janë bashkuar si kurrë më parë nën peshën e halleve qe i kanë zënë. Kjo s’do të thotë se vijmë me naivitetin se gjithçka ishte parajsë 3 vjet e gjysmë para.
Por pyetja më e rendesishme është a kemi sot fuqi blerëse më të larte? A paguani më pak taksa? A paguani më lirë energjinë elektrike apo faturën e ujit më pak se para 3 vitesh e gjysmë? Jo!
Me shpifje, mashtrime nuk mund të ndalojnë dot Bashën. Këtë betejë e ndërmarr me gëzimin dhe vendosmërinë më totale, pasi nuk është një vendim për mua, as për Partinë Demokratike po për të gjithë shqiptarët. Nga kjo betejë nuk tërhiqem derisa të përmbushim vendimin që së bashku morëm për zgjedhje të lira e të ndershme dhe qeveri teknike.
Ky është fillimi i një lufte që bëhet jo vetëm për ju po për të ardhmen e fëmijëve tuaj dhe të brezave që do të vijnë. Ne nuk tërhiqemi derisa të sigurojmë asgjë më pak, asgjë më pak se standardi Europian në zgjedhjet shqiptare’’, deklaroi Basha. (E.K/SHUPLAKA)
