Ministri Tahiri ka vizituar në orët e vona të mbrëmjes grevistët e Zharrëzës, tashmë të vendosur përpara godinës së Ministrisë së Energjitikës. Prej dy ditësh kjo protestë është transferuar drejt Tiranës.
Ndërkohë që në takimin e tij krejtësisht informal Tahiri ka kërkuar që njëri nga personat që po e filmonte të fikte kamerën e telefonit. Nuk dihet arsyeja se pse Ministri nuk kërkon që të filmohet.
Ministri Tahiri: Ej! Kam ardhu thjesht për t’iu përshëndetur. (duke vendosur dorën përpara fytyrës)
Personi që po e filmonte: Ç’a të keqe ka unë dua ta dokumentoj.
Ministri Tahiri: Unë nuk kam ardhur për kamera, po ke për të bërë gangsterin, bëje!
Personi që po e filmonte: Unë mendoj se nuk ka gjë të keqe.
Ministri Tahiri: Nuk kam ardhur për ty këtu po për këta.
Personi që po e filmonte: Edhe unë pjesë e këtyre jam!
‘’O Endri, Endri ka ardhur kështu pa kamera’’, dëgjohet të ndërhyjnë grevistët e tjerë duke lejuar në këtë mënyrë vijimin e takimit me Tahirin. (E.K/SHUPLAKA)