Ajo është ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar, e prandaj të shumtë janë ata që kanë interes për të. Ende nuk dihet se ku do ta shohim moderatoren në këtë sezon, por fansat e saj janë mjaftuar vetëm me fotot e postuara në Instagram.
Së fundmi , Marina ka publikuar disa foto, ku më së shumti ka tërhequr vëmendjen veshja e saj. E sigurisht Marina nuk di të vishet lirë. Edhe pse në shikim të parë këmisha që ka veshur së fundmi duket e thjeshtë, kjo i përket firmës ‘Roberto Cavalli’, që ka vlerën mbi 1000 euro, çmim ky i zbuluar nga faqja “Whattheyëearin”.