Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në aksin Elbasan-Peqin, ku për pasojë një person ka humbur jetën. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se personi që ka humbur jetën është 55-vjeçari Agim Neziri, me banim në Tiranë, pasagjer në njërin prej mjeteve të përfshira në aksident.
“Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, mjeti tip “Suzuki” me drejtues shtetasin H.R., 67 vjeç, banues në Elbasan, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin M.K., 38 vjeç, banues në Maqedonin e Veriut.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi A.N., rreth 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte pasgjerë në mjetin tip “Suzuki”,si dhe janë plagosur lehtë të dy drejtuesit e mjeteve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njofton zyrtarisht policia.