Në fshatin Pishkash, të bashkisë së Përrenjasit 23 familje rrezikohen nga masivi shkëmbor. Forcat xheniere kanë ndërhyrë gjatë ditës së sotme dhe janë të angazhuara dhe po punojnë për shembjen e një masivi shkëmbor, i cili rrezikonte jetën e 115 banorëve, në total 23 familje. Masivi shkëmbor me volum 220 m3, prej të cilit 30 m3 shkëmb, ishte shkëputur duke ju afruar banesave 15 metra.
“Dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik se ndërhyrja është bërë bazuar në kërkesën zyrtare e ardhur nga dy institucione: Drejtoria e Emergjencave Civile dhe Bashkia Përrenjas. Forcat e Armatosura vijojnë t’i shërbejnë komunitetit aty ku ata kanë nevojë, duke rritur sigurinë e jetës së tyre dhe do të vijojnë ta bëjnë këtë shërbim sa herë që të kërkohet ndërhyrje” thuhet në njoftimin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
(S.SH/SHUPLAKA)