Ushtria izraelite po përgatitet për një operacion në shkallë të gjerë në Rripin e Gazës. Më herët ata paralajmëruan banorët e Gazës që të evakuohen për shkak të operacionit ushtarak. Këtë të shtunë ata kanë njoftuar se do të ndërmarrin operacione të koordinuara ajrore, detare dhe tokësore.
Lufta po hyn në një fazë të re me Hamasin dhe forcat ushtarake izraelite janë dislokuar në të gjithë vendin.
Gjithashtu, gjatë ditës së sotme, kryeministri Netanyahu ka vizituar trupat izraelite të dislokuar jashtë Rripit të Gazës. Gjatë takimit duket Netanyahu teksa u thotë ushtarëve: “A jeni gati për fazën tjetër? Faza tjetër po vjen”.
עם הלוחמים שלנו בעוטף עזה, בקו החזית. כולנו מוכנים.
(צילום: אבי אוחיון, לע״מ) pic.twitter.com/TiGzHcWhPK
— Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) October 14, 2023