Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet në Partinë Demokratike, pas humbjes së thellë në së zgjedhjeve të 6 marsit.
Burimet të “Fax News” bëjnë me dije se Agron Gjekmarkaj jep dorëheqjen nga nënkryetari i Partisë Demokratike.
PD ka dalë forcë e tretë në këto zgjedhje, e kryesuar nga PS dhe “Shtëpia e Lirisë”. Me humbjen edhe të Shkodrës, Partia Demokratike e Lulzim Bashës nuk ka më asnjë nga 61 bashkitë e vendit.
Basha mbrëmjen e sotme ka thirrur grupin parlamentar të PD-së ku janë zhvilluar debate të forta. Pas humbjes së rëndë në zgjedhjet e pjesshme lokale PD-ja po tronditet nga të tjera largime të bujshme. Kujtojmë që deputetët e PD-së me në krye Agron Gjekmarkaj i kanë kërkuar Bashës që të mbajë përgjegjësinë dhe të japë dorëheqjen si kryetar i PD-së por Basha nuk ka pranuar me pretendimin se zgjedhjet janë vjedhur.
Discussion about this post