Ish-trajneri i Chelsea, Antione Conte, një nga trajnerët më të njohur të botës së futbollit, është gati të bëhet trajner i Real Madrid.
Sipas “SportMediaset”, çështja gjyqësore me klubin anglez ka mbetur pezull në gjykatën e Londrës, por palët kanë nënshkruar prishjen e kontratës sportive.
Mediet ndërkombëtare thonës e ish-trajneri i Italisë është lënë i lirë dhe ka një marrëveshje verbale me “Los Blancos”, ndërkohë nga ana tjetër, aventura e Julen Lopetegui nën drejtimin e Real Madrid është drejt fundit, kjo duke u nisur nga rezultatet negative që po e ndjekin nga ndeshja në ndeshje. Të njëjtat burime thonë se nëse Reali do të pësojë një tjetër humbje, këtë herë në “El Classico” ndaj Bercelonës, shkarkimi i tij do të ishte i pashmangshëm.
Po nga i njëjti burim, në orët e fundit ka ardhur edhe aprovimi i lojtarëve të Realit për marrjen e skuadrës nga ana e Conte, pasi pas Sergio Ramos, edhe Cortuois, që ka punuar me të te Chelsea, ka dhënë miratimin.
(B.B/ Faxweb.al)