18:48 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Në prag të festës, Meta uron besimtarët myslimanë: Gëzuar festën e Bajramit të Madh!

21:13 | 14/06/2018
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Në prag të festës, Meta uron besimtarët myslimanë: Gëzuar festën e Bajramit të Madh!

Presidenti i vendit Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë shqiptarë në natën e Bajramit të madh duke u uruar atyre urimet më të ngrohta dhe më të përzemërta.

“Dita e shenjtë në kalendarin Islam, uroj të na gjejë më të paqtuar, më tolerantë e më solidarë mes nesh!
Mirëkuptimi, pranimi i tjetrit, harmonia e mrekullueshme ndërfetare dhe dashuria njerëzore, uroj të udhëheqin shoqërinë tonë për më shumë zhvillim e begati”, shkruan Meta në ‘Facebook’.

Postimi i plotë:

Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë,
Në këtë prag feste të madhe e gëzimi për ju dhe familjet tuaja, pas një muaji të shenjtë agjerimi, plot sakrifica e mundim, përkushtim e respekt ndaj besimit në Zot, ju shpreh urimet më të ngrohta dhe më të përzemërta: Gëzuar Festën e Bajramit të Madh!
Dita e shenjtë në kalendarin Islam, uroj të na gjejë më të paqtuar, më tolerantë e më solidarë mes nesh!
Mirëkuptimi, pranimi i tjetrit, harmonia e mrekullueshme ndërfetare dhe dashuria njerëzore, uroj të udhëheqin shoqërinë tonë për më shumë zhvillim e begati.
Bajrami i Madh është dita kur besimtarët myslimanë shfaqin vlerat dhe virtytet më të mira të besimit Islam por edhe të traditës së shqiptarëve, respektin e përkushtimin ndaj familjes, pranimin e të tjerëve, dhembshurinë e përkujdesjen ndaj njerëzve në nevojë, të pamundurve, të sëmurëve, jetimëve, të braktisurve dhe të moshuarve, duke iu gjendur pranë plot mirësi e bujari!
Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë kudo ndodheni:
Zoti ju dhëntë shëndet, fat e begati në familje!
Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja, Shqipërinë dhe kombin shqiptar!

(B.H/Faxweb)

 

 

 

 

Etiketa: festa e kurban bajramitilir meta
Pas

Video/ Ermali i vjen në ndihmë Veliajt pas goditjes me vezë, komenti i Olti Currit flet shumë (Përplasja)

Para

Në qelinë e burgut Izet Haxhia harron ‘hallet’,i propozon të dashurës për martesë. Përgjigja e saj

Para
Në qelinë e burgut Izet Haxhia harron ‘hallet’,i propozon të dashurës për martesë. Përgjigja e saj

Në qelinë e burgut Izet Haxhia harron ‘hallet’,i propozon të dashurës për martesë. Përgjigja e saj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tensionet në rritje me Moskën, vendi i NATO-s ‘blindon’ pikën kufitare me Rusinë

Netanyahu reagon pas VIDEOS së Hamasit që shfaq pengjet izraelitë: Mizori pa kufij

Alarm në Gjermani: Mbështetja për AfD-në rritet sërish, vetëm 2% pas CDU/CSU

Zjarr në malin e Skërficës/ Rrezik për pyllin e mbrojtur të Pikësit, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Dialogu Kosovë – Serbi, çfarë diskutoi Macron me Vuçiç në bisedën telefonike

“S’pranojmë leksione demokracie nga ata që vrasin fëmijë”, kryebashkiaku i Athinës përplaset me ambasadorin izraelit

Aplikimet për universitet/ Sot, dita e fundit për të përzgjedhur 10 programet e studimit

Trump nënshkruan urdhrin e ri ekzekutiv, rikthen testin e fitnesit për nxënësit e shkollave publike

Rrëzohet avioni në brigjet e Spanjës, policia nis kërkimim për dy personat që ishin në bord

Lufta në Gaza, Mbretëria e Bashkuar do evakuojë qindra fëmijë për t’iu ofruar kujdes mjekësor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.