Saga e ndihmave në fushatë zgjedhore nuk ka të ndalur në qarkun e Kukësit. Sot ishte radha e bashkisë Kukës të përfshihet në shpërndarjen e pakove ushqimore vetëm pak ditë nga dita e zgjedhjeve.
Që në orët e para të mëngjesit banorët e shtresave në nevojë ishin njoftuar nga përgjegjësit e Njësive Administdative të tërhiqnin pakot ushqimore pranë magazinave të bashkisë Kukës.
Ndërsa Drejtori i Shërbimit Social në Bashkinë Kukës, Albert Iseberi, thotë se ndihmat janë 100 pako donacione të shoqatave, ne thjeshtë po i shpërndajmë.
“Në radhë të parë ne kemi bashkëpunim me shoqatën Jetimat e Ballkanit. Kemi dhe shkresën dhe deklaratën e shoqatës që në muaj të Ramszanit ka sjell ca pako ushqimore për shtresat dhe familjet në nevojë. Ne kemi bërë listën dhe ne si shërbim social kemi ndarë ndihma përgjatë vitit. Nuk ka fare lidhje për fushatën elektorale. Ne jemi shërbim social”– tha ai per Faxnews.
I pyetur se jemi në fushatë elektorale dhe mund të ndikoj në vullnetin e votuesve ku bashkia Kukës është e përfshirë në zgjedhje, z.Iseberi hodhi poshtë këtë pretendim.
Kodi zgjedhor parashikon se me fillimin e muajit të fushatës zgjedhore ndalon forma të tilla.