Një 24-vjeçar është arrestuar dje në qytetin e Vlorës pasi u kap me drogë në banesën e tij. I riu i identifikuar si Kristo Abazaj, banues në fshatin Lapardha, ra në pranga të bluve të qytetit bregdetar, pas një kontrolli të bërë në shtëpinë e tij, ku iu gjet një sasi e konsiderueshme droge.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë, Policia sekuestron 11 kg e 600 gramë lëndë narkotike të dyshuar të llojit Cannabis Sativa, në një banesë !
Në pranga poseduesi i saj!
Arrestohet në flagrancë shtetasi:
– K.A, 24 vjeç, banues në fshatin Lapardha.
Më datë 16.05.2017, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit K.A në fshatin Lapardha, Bashkia Selenicë, kanë gjetur të fshehur një sasi me lëndë narkotike, e cila pas peshimit ka rezultuar me peshë prej 11 kilogramë e 600 gramë e dyshuar si Cannabis Sativa.
Lënda narkotike u gjet e fshehur ngjitur me murin rrethues të kësaj banese, e cila ishte e vendosur në tre (3) thasë sintetikë.
Policia arrestoi menjëherë shtetasin K.A, i cili dyshohet të jetë autor i kryerjes së veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” neni 283/1 i Kodit Penal.
(M.D/Shuplaka)