Pas telefonatës së një qytetari në numrin 112, policia ka bërë të mundur arrestimin e 32-vjeçarit, i cili shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla.
Shtetasi me iniciale L.H., banues në Durrës, u kap në flagrancë pas kontrollit të policisë ku iu gjetën me vete doza dhe grirëse e lëndës narkotike, një thikë dhe euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Njoftimi i Policisë:
“Në Sallën Operative të DVP Durrës, në numrin unik 112 ka ardhur një telefonatë nga një qytetar që denonconte se një shtetas në qytetin e Durrësit shpërndante lëndë narkotike.
Policia e Durrësit organizoi menjëherë shërbimet, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit L. H., 32 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Falsifikimi i monedhave” dhe ” Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shtetasit të mësipërm iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provave materiale doza dhe grirëse lënde narkotike, armë e ftohtë (thikë) dhe vlera monetare (euro), të dyshuara të falsifikuara.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falënderon qytetarin për denoncimin e rastit dhe fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 apo “Komisariatin Dixhital” çdo rast të paligjshmërisë, duke ju garantuar ruajtjen e anonimatit, vlerësimin maksimal të çdo informacioni dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.”
Discussion about this post