17:23 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Në praninë e Metës dhe Kodhelit, betohet Shefi i Ri i Shtabit të Ushtrisë. Premtimi i Presidentit

11:45 | 30/08/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Në praninë e Metës dhe Kodhelit, betohet Shefi i Ri i Shtabit të Ushtrisë. Premtimi i Presidentit

Është betuar në ambjentet e Presidencës Shefi i ri i Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë. Në praninë e ministres Kodheli, Presidentit Meta dhe të tjerë ushatarakëve Gjeneral Bardhyl Kollçaku ka bërë dhe betimin e tij.

“Zotohem nga thellësia e shpirtit, e zemrës dhe e mendjes që do të zbatoj detyën që më është ngarkuar me përpikmëri”, tha kreu i ri i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.

Po ashtu Presidenti Meta në fjalën e tij shprehu vlerësimet e tij për profesionalizmin e Kollçakut dhe respektin për ushatarakët me misione brenda dhe jashtë vendit. 

“Ju garantoj për angazhimin tim, përkushtimi dhe patriotizmi bazuar në trinomin e shenjtë, detyra- nderi- atdheu, do të vlerësohen dhe promovohen sipas meritës. Ju garantoj për qëndrimin tim të palëkundur se çështjet e sigurisë, buxheti, kapaciteti operacional i FA dhe gjithë detyrimet në NATO do të mbështeten fuqishëm nga unë për 5 vite si president i vendit”- tha Meta.

Kush është  Gjeneral Bardhyl Myrteza Kollçaku?

Shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral Brigade Kollçaku në karrierën e tij të gjatë e të spikatur ushtarake, pas përfundimit të Akademisë Ushtarake në vitin 1990 si oficer zbulimi taktik, ka shërbyer si Drejtor i Drejtorisë J5/8 në Shtabin e Përgjithshëm, para se të kryente detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Inteligjencës, Sigurisë dhe Mbrojtjes (AISM) në vitin 2015.

Gjithashtu Gjeneral Brigade Kollçaku ka mbajtur edhe pozicione të ndryshme në nivel shtabi brigade (Shef Zbulimi), Drejtor i Drejtorisë J2 dhe Drejtorisë J3 në Shtabin e Përgjithshëm, si dhe Shef Sektori në Drejtorinë e Bashkëpunimit Ndërkombëtar, duke shërbyer edhe në pozicione të tjera të rëndësishme në mjedise ndërkombëtare e shumëkombëshe.

Në kuadër të NATO-s, detyra e tij e fundit ka qenë Drejtor i Divizionit të Koordinimit dhe Integrimit në Komandën Supreme të Aleancës në periudhën 2013-2014. Nga tetori 1996 deri në prill 1997 me gradën e atëhershme të Kolonelit, Gjeneral Brigade Kollçaku shërbeu si Vëzhgues Ushtarak në Misionin e OKB-së në Gjeorgji. (UNOMIG).

Gjeneral Brigade Kollçaku, para se t’i jepej grada madhore aktuale nga Presidenti Meta më 31 korrik 2017, ka ndjekur dhe është diplomuar edhe në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm të SHBA, Kolegjin e Forcave të Armatosura të Përbashkëta, Kursin e Kombinuar të Inteligjencës Strategjike pranë Agjencisë së Zbulimit Ushtarak të SHBA, si dhe Kursin Ekzekutiv të Studimeve Strategjike të Sigurisë Evropiane në Qendrën “Xhorxh C. Marshall”. 

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: betimiilir meta
Pas

Droga, reagon Braimllari: Edi Rama bosi i saj, drejton Taks-Forcën

Para

Aksionit kundër ndërtimeve pa leje s’i shpëton as 89-vjeçari shkodran, procedohet nga Policia

Para
Sherr në Tiranë,  plagoset me thikë 57-vjeçari

Aksionit kundër ndërtimeve pa leje s'i shpëton as 89-vjeçari shkodran, procedohet nga Policia

Discussion about this post

 



Të Fundit

8 të plagosur në Kolorado, thërret “Palestina e lire” dhe sulmon me molotov turmën

Deputetët kthehen në komisione, opozita me prezencë simbolike, denoncon “krimet zgjedhore”

Mirditë/ Kultivonte kanabis në parcelë, arrestohet 35-vjeçari, policia asgjëson 225 fidanë

Deputetët kthehen në komisione, opozita me prezencë simbolike, denoncon “krimet zgjedhore”

Operacion i madh policor në Francë, sekuestrohen 50 kg kokainë

Irani nuk është i vetmi “armik digjital”, Shqipëria harton strategjinë e re për sigurinë kibernetike

Sezoni veror, hapen 36 qendra shëndetësore verore nga veriu në jug

KPA i jep fund procesit të rivlerësimit për Arqile Bashon, nuk ka më vendim përfundimtar

Elisa Spiropali u takua me Presidenten e Kosovës, znj. Vjosa Osmani: Zëri dhe prestigji ndërkombëtar i Shqipërisë, mbështetje e fuqishme për integrimin euro-atlantik të Kosovës

Zbulohet parcela me kanabis në Mirditë, arrestohet 35-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.