Në ka një debat këto ditë është padyshim ai për listat e kandidatëve për zgjedhjet e Qershorit. Duhet thënë se sa kohë që opozita nuk merr pjesë vëmendja është përqëndruar kryesisht te PS-ja dhe LSI.
Ajo që është vënë re në listat e Partive është se shumë nga emrat themelues sidomos në PS janë ndërruar me emra të panjohur në skenën politike.
Me pak humor është komentuar kjo dhe nga analisti Ylli Dylgjeri, i cili thotë se janë ruajtur ‘’kaponjtë e farës’’. Për Dylgjerin pavarësisht se ka emra të rinj ende janë në lista figurat historike.
‘’Në PS dhe LSI po ruhet raca… Listat me kandidatet për deputet më në fund u shpallën. Rëndom njohim ndonjë emër aktiv në shoqëri e komunitet, por ajo qe ka rëndësi është se disa nga figurat historike të partive janë. Pra, nuk bëhet fjalë për ezaurimi e plote të socialisteve dhe socialistëve te integruar te racës. Rëndësi ka që po ruhet raca.
E majta gjallon!
Në të dyja Partite janë ruajtur “kaposhët e farës”. Janë ruajtuar edhe sipas raporteve biologjike dhe ADN. Te shpendet për shëmbull raportet janë 1 gjel per 12 pula. Pak a shumë këtu rrafin edhe raportet në partite tona.
Sipas këtyre shifrave duket se ruhet numri i fermrave dhe meshkujve të racës. Njëherësh ruhen dhe raporte si trashëgimia, hierakia, kapacitet intelektuale, rreshti, dhe udhëheqësia e pa ndërprere. Tani mund të themi se jemi gati. Për hajër na qoftë!’’, shkruan Dylgjeri. (E.K/SHUPLAKA)