Punonjësit e Albcall duken të vendosur që të kundërshtojnë pronarët e tyre, për vendimin abuziv të heqjes së pagesave për bonuset, ç’ka redukton ndjeshëm të ardhurat e tyre. Ditën e sotme ata kanë marrë vendimin që të punojnë me perfomancë të ulët, duke denoncuar se do të japin në punë aq sa marrin në këmbim nga kompania.
“Sot, operatorët e kompanisë Albacall kanë vendosur të punojnë me ritme të reduktuara. Deri në një përgjigje zyrtare nga inspektorati, apo plotësimi i plotë i kërkesave nga kompania, çdo operator do punojë vetëm aq sa paguhet. Kjo është dhe motoja në banderolën e ngjitur në hyrje të kompanisë”, thuhet në njoftimin e punonjësve.
Konflikti mes rreth 900 ounonjësve dhe kompanisë:
Një email i mbërritur nga drejtuesit e Alba Call tek të gjithë punonjësit e saj, ka qenë shkëndija e ndezjes së një marrëdhënieje të vështirë mes qindra punonjësve dhe kësaj kompanie.
Heqja e bonusit i cili jepet për performancën në punë ka irrituar qindra punonjës të cilët kanë nënshkruar kontrata personale me kompaninë, ku nuk parashikohet reduktimi i pagës dhe sidomos me vendime të njëanshme.
Shumë prej tyre kanë telefonuar klientët më të mëdhenj të Alba Call duke i vënë në dijeni për masën e reduktimit financiar.
Si një masë hakmarrjeje, siç e cilësojnë punonjësit kompania ka thirrur një mbledhje Inspketoratin e Punës dhe një përfaqësi prej 20 operatorësh.
Në fund të mbledhjes Inspektorati i Punës ka lënë disa detyra për kompaninë, por pa i dhënë zgjidhje ndërhyrjes drastike në pagë me pretendimin se bonuset nuk përfshihen në kontratat e punës. Gjithashtu grupi i punës i ka lënë disa detyra kompanisë.
Të pakënaqur, 522 firmëtarët janë shprehur se do ta marrin situatën vetë në dorë duke zhvilluar greva të herëpashershme gjatë orarit të punës deri në plotësimin e 9 pikave të parashtruara.