Ai ka qenë ditët e fundit një nga futbollistët shqiptarë më të komentuar. Fakti që ai nuk luajti në ndeshjen me Italinë dhe vendimi i tij për t’u larguar nga kombëtarja e kanë vendosur Taulant Xhakën në qendër të vëmendjes.
Nga ana tjetër sot është një ditë shumë e veçantë për futbollistin pasi ka datën e lindjes. Xhaka bën 26 vite dhe padyshim që nuk mund të mungonte urimi i vëllait të tij Granitit. Me mesazhin e urimit ai ka dhënë dhe mbështetjen për vëllanë që ndodhet larg.
Të dy lojtarët edhe pse vëllezër të një familje siç dihet luajnë me dy kombëtare të ndryshme, njëri ka zgjedhur Zvicrën dhe tjetri Shqipërinë.
‘’Vëllai im i dashur! Sot është një ditë e veçantë jo vetëm për ty, por për të gjithë ne. Sot ti mbush 26 vjeç. Unë të uroj nga zemra ❤të bëhesh ? vjeç, plot shëndet e shumë suksese në karrierë.
Ti mendon se ne jemi larg, por me zemër unë jam çdo ditë pranë teje dhe kështu do të jetë gjithmonë. Do të mbështes gjatë gjithë jetës dhe dua të them që jam shumë krenar me ty. Je vëllai më i mirë në botë dhe të dua shumë’’, shkruan Graniti në urimin e tij për Taulantin.
Discussion about this post