Në Qendrën e Solidaritetit të Fondacionit Fundjavë Ndryshe, shkrimtari Bedri Islami ka promovuar dy librat e tij më të fundit. Mes miqve, kolegëve të shumtë nga të gjitha trevat shqiptare, autori ka promovuar veprat e tij artistike, librat e titulluar “Gruaja në të zeza” dhe “Kryqezimet e letërsisë”.
Në librin gruaja në të zeza në qendër janë 4 gra të shtresave të ndryshme të shoqërisë shqiptare, por që kanë një të përbashkët, ndeshjen me sistemin totalitar. Ndërkohë në librin “Kryqezimet e letërsisë”, autori i shquar Bedri Islami ka sjellë disa nga esetë më të spikatura në gjuhën shqipe.
Bedri Islami është autor i njohur, shkrimtar, publicist, poet dhe veprimtar i shquar për lirinë e Kosovës. Të gjithë librat e tij kanë sjellë frymën e njeriut të pasionuar pas lirisë, të drejtës dhe të shpresës.