Selami Jenisheri ka qënë pjesë e listës së zgjedhjeve Parlamentare të vitit 2017, në listat e Partisë Demokratike në Shkodër.
Jenisheri është shprehur se nuk do ta pranojë mandatin që i takon pas djegies së mandateve nga parardhësi i tij. Selami Jenisheri aktualisht është kryetar i Partisë së Pensionistëve, dhe kushti që ka për kryedemokratin Basha është të ndërtojë selinë e partisë e cila është djegur nga zjarri.
“Unë kam qenë kandidat për deputet në zgjedhjet Parlamentare të 2017- ës, unë jam kryetari i Pensionisteve në Republiken e Shqipërisë meqë PD ka vendosur të djegë mandadet edhe unë nuk kam arsye pse ta pranoj mandatin tim, por ka ndodhur një incident që unë duhet ta zgjidh ligjërisht, që unë të respektoj këtë parti.
Mua më kënë shkatërruar selinë e partisë më kanë nxjerrë njerëz të më vrasin, fuoristrada ime ndodhet në polici, këtë gjë ma kanë bërë kryetarët e PD në Shkodër. Kam takuar vetë Bashën dhe i kam kërkuar të më zgjidhë këtë problem, ndërsa Basha më ka thënë që fol me Voltanën”.
I pyetur nëse do ta pranojë mandatin, Selamiu është shprehur:
“ Unë nuk do ta pranoj mandatin, nëse më ndërtojnë selinë e partisë sepse nuk kam se ku ta ushtrojë atë”.