‘’Fax news” zbulon lejen e ndërtimit për pallatin 8-katësh që është në rrezik shembjeje në Gjirokastër.
Sipas burimeve leja e ndërtimit është dhënë për 5 kate dhe jo 8 nga Bashkia e Gjirokastreës. Të gjitha banesat janë pa hipotekë dhe janë shitur me akte noteriale. Leja e ndërtimit është dhënë 10-vite më parë nga ana e Bashkisë.
Kjo e bën edhe më të komplikuar situatën për banorët, të cilët prej katër ditësh tashmë ndodhen në mes ta katër rrugëve. Rrëshkitjet e dherave e bëjnë të pamundur qëndrimin e tyre brenda banesave.
Zgjidhja e ofruar për ta nga ana e Bashkisë ka qenë akomodimi në konvikte ose azili, që sipas tyre nuk plotësojnë as kushtet minimale të jetesës.
(E.K/FAXWEB)