I ftuar në studio ditën e sotme drejtuesi i departamentit për politikën e jashtme në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka folur për Samitin e djeshëm të mbajtur në Berlin mes vendeve të Ballkanit.
Çollaku është shprehu se Samiti i Berlinit është një nga hapat historic mes Europës dhe Ballkanit.
“Samiti duhet vlerësuar si një ngjarje me përmasa historike sa i përketë gjithë rajonit tonë. Ai është një ngjarje e rëndësishme, spirancë që hidhet dhe mban të lidhur dhe aktive prespektivën europiane të Ballkanit.”
Sipas Çollakut gjatë samitit janë dhënë dy mesazhe të rëndësishëm.
“Samiti dha një lajm të mirë, ai tregoi që vazhdon vëmendja Europiane por ka dhe ngjarje të hidhura. Përpos deklaratave fëmijnore të Gent Cakaj, mesazhi i hidhur është që Shqipërisë nuk do i hapen negociatat në qershor. Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron janë bazuar në mbështetjen dhe respektimin e kritereve të Kopenhagentit, dhe e njëjtë vlen dhe për ne.
Shqipëria radhitet në venden me konfliktin politik. Kështu që vendi jonë nuk e plotëson kriterin e parë të Kopenhagenti.”
I pytur nga gazetarja se çfarë ka ndikuar që sërish dhe kësaj radhe negociata u shtyn Çollaku u shpre”
“Sipas mendimit tim implikimi i Ramës për debatin e ndarjes së Kosovës dhe shkëmbimit të territoreve nuk ndikon në parametrat për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Dua të them që vendi ka bërë hapa mbrapa duke bërë që negociatat të mos happen as në qershor. Kriminaliteti që eksportohet nga Shqipria apo dhe të tjera si kjo, janë kushte që na bëjnë kritikë për anëtarësimin e vendeve të reja në Bashkimin Europian. Ky argument është përdorur në Samit.Ishte Shqipëria dhe Gjeorgjia, vendet me nivelin më të lartë të eksportimit të kriminalitetit drejtë Europës.”
Kreshnik Çollaku ka komentuar gjithashtu dhe iden për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kjo energji do vazhdojë të përplitet në Ballkan dhe për pak kohë, sepse do ndërrojnë mënyrat ideatorët , por jo qëndrimin. Ata që e kanë projektuar këtë gjë duke kërkuar njëkohësisht që të përfitojnë për vete janë Vuçiç, Rama dhe Thaçi. Por shumë shpejt aventura e tyre diplomatike do të bie.
Në mbyllje të fjalës ë tij Çollaku është shprehur se mesazhe të pastra kanë ardhur ditën e djeshme nga Berlini sa i përket politikës shqiptare.
“Bashkimi Europian ushtrion presion të hapur karshi çdo përpjekje për t’i shituar hapat drejtë hapjes së negociatave si një arritje e qeverisë së shqipëris. Shqipëria nuk është braktisur thjesht po i ushtrohet presion. Shtyrja e negociatave, nëse konsiderohet në mënyrë zyrtare për në shtator është qartësist një presion i hapur.”
I ftuari nuk ka lënë pa përmendur dhe deklaratën e Taulant Ballës ditën e sotme sa i përketë dialogut mes opozitës dhe qeverisë duke rënduar mbi kurrizin e Kushtetutës.
“Taulant Balla nuk është një nga ata personazhe që të merren seriozisht. Opozita është e hapur për negociata por jo me Edi Ramën kryemistër.
Në Shqipëri ka 2 palë të ndara qartësisht. Është qeveria që kërkon zgjedhje moniste dhe opozita që refuzon të pranojnë një opozitë fasadë. Këta janë 2 palët që bëjë politikë.
Ndërkohë që, unë shpresoj që Presidenti të ketë mundësin dhe forcën për të krijuar një dialog mes Ramës dhe opozitës. Dua të theksoj se kriza në këtë vend zgjidhet pasi Edi Rama të heq dorë nga pushteti. Ta harrojnë njerzit hapjen e negociatave me Edi Ramën në pushtet dhe si kryeministr.”