06:02 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Në shenjë hakmarrje u dogji 4 makinat, nëna e Filipit: Desara më mori djalin

21:08 | 09/01/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Në shenjë hakmarrje u dogji 4 makinat, nëna e Filipit: Desara më mori djalin

Nëna e ish-të dashurit të 23- vjeçares Desara Mançellari ka pohuar se ajo ishte kundër kësaj lidhjeje. Në deklarimin e dhënë gjatë hetimit, shtetasja A.P. ka rrëfyer se kishte ndërruar mendim për Desarën, pasi nuk i kishte pëlqyer sjellja e saj.

“Djali im Filip P. më ka bërë me dije për këtë lidhje rreth 2 muaj, pasi ishte njohur me këtë vajzë. Ai më tha se kishte njohur Desarën dhe se kishte një lidhje me të. Unë e pyeta për këtë shtetase, siç do të pyeste çdo nënë. Ai më tha që është vajzë e mirë. Dua të them se unë që arrita të merrja vesh se Filipi kishte një lidhje erdhi si pasojë e çrregullimit të orarit të daljeve dhe qëndrimit jashtë, si dhe qëndronte gjithë kohën përpara telefonit duke komunikuar. Këto sjelljet e Filipit më bënë të dyshoja dhe më çoji instinkti si nënë ta pyesja se çfarë po ndodhte me të. Unë i kërkova ta njihja vajzën, ku Filipi ma prezantoi rreth muajt shtator. M’u duk një vajzë normale si gjithë vajzat e tjera.

Pas rreth 1 muaji i them Filipit ta ftojë Desarën për drekë në shtëpinë tonë. Kur erdhi te ne, Desara ishte e veshur me një veshje ekstravagante dhe me një sjellje të paedukuar dhe jo brenda normave dhe etikës. Kjo gjë mua më bëri shumë përshtypje, pasi herën e parë që e kisha takuar ishte komplet ndryshe.

Atë ditë unë i them Filipit se Desara nuk më pëlqen me sjelljet dhe komunikimin që bën. Ai më tha se ato ishin çështje të tyre dhe jo të miat. Unë gjatë kësaj periudhe isha e shqetësuar që djali rrinte me Desarën, pasi nuk më pëlqente sjellja e Filipit që rrinte gjithë kohën me të dhe nuk kujdesej për familjen. Për këtë arsye, unë vendosa të komunikoja me Desarën, duke i kërkuar që të lejonte Filipin për të pasur pak kohë që të merrej me familjen. Por nga ajo mora një përgjigje shumë të keqe, si dhe Filipit i tha gjëra të tjera, jo ato që i kisha thënë unë”, ishte dëshmia e saj në gjykatë.

Sipas A.P., gjatë raportit me 23-vjeçaren djali i saj ishte shkëputur nga familja, si dhe kishte marrë lekë borxh te të njohurit e tyre për t’i shpenzuar me të dashurën.

“Me sa di unë, lidhja e tyre është ndërprerë herën e fundit që ne jemi kthyer nga Greqia në mars 2016. Për sa i përket natës që kanë qenë në lokalin tonë, dua të them se unë detajet e asaj dite i kam marrë vesh, mbasi ka ndodhur kjo ngjarje, por një ditë pasi kishin qenë te lokali jonë. Bashkëshorti im më tha se Filipi ishte ndarë përfundimisht nga Desara, duke më shpjeguar pak se si ishin ndarë. Pas kësaj ndodhi dhe ngjarja ku Desara i vendosi zjarrin makinës sime. Unë u shokova nga kjo ngjarje, pasi nuk e mendoja kurrë një gjë të tillë”, ka shtuar nëna e Filipit në dëshminë e saj.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në prill të këtij viti, kur vajza në shenjë hakmarrje ndaj të dashurit dogji makinën e tij me benzinë dhe bashkë me të edhe 3 makina të parkuara aty pranë. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: Desara Mancellarimakinazjarr
Pas

Obezes i prishet karrigia me rrota, u desh një kamioçinë për ta tërhequr (VIDEO)

Para

Ngrohja në shkolla, Veliaj “ngacmon” Bashën: Rri në Holandë dhe bën statuse për këtej

Para
Ngrohja në shkolla, Veliaj “ngacmon” Bashën: Rri në Holandë dhe bën statuse për këtej

Ngrohja në shkolla, Veliaj "ngacmon" Bashën: Rri në Holandë dhe bën statuse për këtej

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kalifornia planifikon të ngrejë padi kundër Trump për vendosjen e Gardës Kombëtare në protesta

FOTO/ Los Angeles në flakë, protesta të dhunshme pas dërgimit të agjentëve federalë për emigrantët

Kardinali shqiptar Ernest Simoni në festën e Madonnës së Kurorëzuar në Itali, kryeson Meshën Solemne

Plagosja e shqiptarit në Itali, një nga skenarët e mundshëm është hakmarrja për shkak të detyrës! Cenaj rezulton ish-efektiv i Policisë Kriminale

Orban: Rusët nuk mund ta mposhtin Ukrainën, e jo më NATO-n

5 gola në dy ndeshje, Kosova ka një yll të ri

Rama rikthen rubrikën “Sy m’sy”, nesër komunikim live me qytetarët

“Situata u përkeqësua pasi Trump solli Gardën Kombëtare”, Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë: Do ngremë padi ndaj presidentit

Presidentja e Meksikës dënon përdorimin e dhunës në protestat në Los Angeles

Shqetësim muskulor për një mbrojtës, Kombëtarja zhvillon seancën zyrtare stërvitore në Riga para sfidës me Letoninë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.