Mesa duket problematikat në disa qarqe të vendit kanë bërë që të angazhohen në terren dhe ambasadorët.
Kështu është nisur drejt Durrësit pas alarmit të ngritur nga LSI-ja në lidhje me problematikat ambasadori amerikan Donald Lu.
Nga ajo që mësohet është se Lu pas mbërritjes në Durrës pritet të shkojë dhe në zonën e Shijakut.
“Gjendje Alarmante/u raportua nga ne si LSI Durres edhe sot ne oren 09:00. Ne Bashkine Shijak vijon ne cdo QV te kesaj bashkie eksponetet kriminal levizin me makina te blinduara dhe ka raste qe eshte hyre me kallash Mungese totale e policise ne QV edhepse ka 3 ore qe njoftohen nga ne ne menyre permanente”, thuhet në njoftimin e LSI-së. (E.K/SHUPLAKA)