Ndërkohë që në Shqipëri nga 1 janari i vitit 2019 nuk do të lejohet importimi i makinave të përdorura mbi 10 vjet prodhim, në Maqedoni Ministria e Ekonomisë ka shpallur thirrjen e dytë për qytetarët maqedonas që të nisin procedurat për subvencionimet e automjeteve.
Ligji për automjetet përmes të cilit do të mundësohet kjo masë, është një procedurë parlamentare dhe duhet të miratohet deri në fund të vitit në Parlamentin e Maqedonisë.
Vitin që vjen duhet të miratohen të gjitha rregulloret për zbatimin e tij, përpara fillimit të sezonit të ardhshëm pikërisht kur fillon edhe periudha e ndotjes së madhe e ajrit.
Gjithashtu vitin e ardhshëm do të nisë edhe kjo masë, por vetëm pasi të ketë përfunduar procesi i subvencionimeve.
Deklarata e Ministrit të Ekonomisë në Maqedoni:
“Subvencionimi do të bëhet ashtu sikurse që bëhet edhe me efikasitetin energjetik dhe masat që ndërmorëm për stufat me peletë për dritaret e aluminit dhe PVC-së, por edhe për panelet diellore, diku do të jetë rreth 50 për qind, për kostot e instalimit të pajisjeve të tilla”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)