Avokati Kujtim Cakrani ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Shqipëria Live’ teksa ka folur në kuadër të operacionit policor “Tempulli”.
Avokati ka ngritur alarmin për drograt sintetike, lloji i drogës që ka sekuestruar edhe policia në megaoperacionin në disa qytete të Shqipërisë.
Cakrani ka treguar se drogat sintetike të dëmtojnë trurin fillimisht dhe më pas skeletin. Ndër të tjera ai ka treguar se të gjithë të huajt preferojnë të vijnë në Shqipëri pasi është vendi ku droga dhe seksi gjenden lehtë.
“Këto drogat sintetike të shkatërrojnë së pari trurin dhe më pas skeletin.
Në Shqipëri kërkohet drogë dhe seks. Këtë kërkojnë të huajt për herë të parë kur zbresin në Shqipëri.
Sepse Shqipëria është e renditur në ato vende që e ofrojnë këtë mundësi.”- tha në emision Kujtim Cakrani.